Urimi i Shqiprim Arifit për festën e Kurban Bajramit
Të nderuar qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë, të nderuar bashkëkombas!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit – festës së sakrificës, me lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta, që paqja dhe harmonia të mbretërojë në familjet tuaja.
Zhvillimet shoqërore të popujve të civilizuar gjithnjë janë realizuar falë sakrificës së shumë gjeneratave, të cilat kanë dhënë kontribut të denjë në ndryshimin e këtyre shoqërive.
Shoqëria jonë gjithashtu gjendet në po të njejtin udhëkryq, ku ndryshimi i saj ka filluar dhe tashmë ka dhënë rezultatet e para. Ky ndryshim fatmirësisht është kuptuar drejtë dhe po zhvillohet me ritme mjaftë dinamike në vend.
Kjo sakrificë vetëm se po dëshmohet në vendin tonë, sidomos tek rinia, e cila është e gatshme të marrë përsipër procese të vështira shoqërore, në dobi të vendit.
Ndryshimi nuk ka të ndalur, ndryshimi do të jetë edhe më i fuqishëm.
Për fund ju uroj gëzuar për shumë vite festën e Kurban Bajramit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja.
Gëzuar!