APN demanton lajmin qyqar dhe tendencioz të inskenuara në mediat kosovare (dokument)
Alternativa për ndryshim në një deklaratë për media ka demantuar lajmin e publikuar ditë më parë në mediet kosovare që kinse kryetari i APN-së Shqiprim Arifi pengon zgjedhjet e brendshme partiake.
“Të indinjuar nga disa publikime tendencioze në media, kryetarët e nëndegëve të Alternativës në komunën e Preshevës i konstatojnë si akte qyqare të inskenuara nga disa individ dhe parti politike, si dhe të pavërteta dhe keqdashëse, duke shtuar se mediumet që kanë publikuar ato, kanë thyer çdo etikë gazetareske duke publikuar lajmin pa kontaktuar Alternativën për Ndryshim për verifikim.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme konstatojmë se Alternativa për Ndryshim vazhdon të forcohet politikisht çdo ditë e më shumë, si dhe këto veprime dëshprimi nga partitë e tjera vetëm se e forcojnë rrugën e ndryshimit duke parë Alternativën si forcën e vetme politike që mund të udhëheq me komunën e Preshevës.
Më poshtë gjendet dokumenti i nënshkruar nga kryetarët e nëndegëve në takimin e sotëm.” thuhet në njoftimin e APN-së.