Gjithkush e di historinë e Titanikut, por askush nuk i ka parë këto pamje (Video)
Gjithkush e di historinë e Titanikut, gjegjësisht fundin e tij tragjik, por tani ju mund të “ripërjetoni” orët e fundit të anijes gjigante, në sajë të një animacioni mjaft të detajuar.
Animacioni përfshin çdo moment, prej kur anija godet ajsbergun deri tek momenti kur ajo rrëshqet nën ujërat e Arktikut, përcjell Telegrafi.
I shoqëruar nga tingujt atmosferikë, videoja fillon në 11.39 pasditen e 14 prillit të vitit 1912, që nga momenti kur ekuipazhi vëren ajsbergun për herë të parë.
Një minutë më vonë, ajsbergu goditet dhe anija shihet “e pa aftë për ta përballuar” – shihet momenti kur urdhërohen varkat e shpëtimit që të bëhen gati, si dhe evakuimi i pasagjerëve.
Më pas, rreth orës 2.15 pas mesnatës anija mund të shihet duke u futur edhe më tej në ujë para se të ndahet në mënyrë dramatike në gjysmë, pastaj zhytja e saj poshtë në ujë të ngrirë me rreth 1,500 njerëz ende në bord.