LajmeMagazina

Rugovasit: Tokat do t’i mbrojmë sërish me gjak

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta proceduar në Kuvend projektin e hartuar nga Komisioni për Demarkacionin e Kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi ka shqetësuar banorët e fshatrave të Rugovës, që ndajnë mexhet me Malin e Zi.
Ata që bartin qefinin mbi kokë, i kanë shtëpitë, varret, tokat e kujtimet në pjesën kufitare, që sipas tyre do t’i jepet Malit të Zi me vendimin që ka bërë Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Republikës së Kosovës, që drejtohet nga Murat Meha.
“Zëri” ishte në fshatrat kufitare me Malin e Zi dhe nga shqiptarët tradicionalë të Rugovës mori një mesazh “se tokat do t’i mbrojmë sërish me gjak”.
Ata që e mbajnë këtë shall në kokë, më shumë nga tradita sesa që mund të hyjë në punë për ditë morti, flasin njëzëri se “asnjë pëllëmbë toke nuk do t’ia lëmë cernagorëve”.
Rugovasit brengosen se me marrëveshjen e re për disa kilometra pronat e tyre do të mbesin brenda kufirit malazez e jo nën territorin e Kosovës, siç ishin. Mali i Zi, sipas banorëve, ka vendosur shenjat kufitare dhe këto pika të vendosura rugovasit thonë se janë vënë brenda pronave të tyre dhe kufiri që ishte nën juridiksionin jugosllav ka mbetur brenda atyre pikave bashkë me pronat e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button