Në pikën kufitare Tabanoc – Preshevë sot në mesditë janë regjistruar kolona të gjata të veturave.
Radhët e gjata të veturave janë të regjistruara kryesisht në hyrje të Serbisë, pas kalimit kufitar maqedonas, në pikën kufitare Tabanoc, në drejtim të Preshevës.
Siç kanë raportuar qytetarët për portalin Titulli.com, të cilët kanë shfrytëzuar këtë pikë kufitare, kolonat ishin shumë të gjata dhe pritjet me orë të tëra.