Lajme

Nxënësit e gjimnazit në Preshevë nuk e blejnë librin shkollorë shqip?

Në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë për vitin shkollorë 2017/2018 mësimin do ta vijojnë 820 nxënës me 28 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 4 me mësim në gjuhën serbe.

Nadër Sadiku, drejtor parën kësaj shkolle theksoi për TV “Aldi” se janë bërë përgatitjet e duhura infrastrukturore dhe teknike për fillimin e mësimit.

Ai tha se mungesa e teksteve shkollorë po përsëritet çdo vit dhe se për nxënësit janë të siguruar vetëm tekstet e gjuhës dhe letërsisë shqipe të cilët kanë një kosto të lartë për nxënësit.

“Tekstet e gjuhës shqipe janë të botuara në Maqedoni dhe kushtojnë afro 10 euro por ato tekste nuk po mundë ti përdorin nxënësit për shkak të çmimit të lartë ndërsa në lëndët tjera skano asnjë tekste shkollorë shqip”, deklaroi Sadiku.

Sipas tij mësimdhënësit përdorin shënime dhe metoda tjera për procesin mësimorë dhe se duhet një angazhim i përbashkët që të zgjidhet problematika e mungesës së teksteve.

Related Articles

Back to top button