Drejtori i Qendrës për Punë Sociale takim pune me zv.Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale z. Liridon Latifi zhvilloi një takim pune me zv. Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë z. Elmi Aziri, në abientin e kësaj ministrie.
Biseda pati në fokus përvojat dhe elementet e bashkërendimit të Qendrës sonë me atë të Maqedonisë.
Pjesë e rëndësishme e takimit ishin edhe disa pika të tjera ku rol të veçantë u dha projekteve të financuara nga IPA fondet. Në këtë kontekst, z. Latifi theksoi edhe nevojën e koordinimin në bashkëpunimin e mëtutjeshëm në krizën e emigrantëve, gjë që Komuna e Preshevës është një stacion kyç për këtë krizë.
Po ashtu në këtë takim u përfshin edhe disa tema tjera që kanë të bëjnë me nevojat dhe përvojat e kësaj Qendre, ku zv. ministri Aziri shprehi gatishmëri në bashkëpunim substancial.