Lajme

Shkolla Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, “Eja në partinë tonë të kryhet puna”

Institucionet arsimore në Komunën e Preshevës janë të udhëhequra me dorë të “hekurt” nga partitë politike në Komunën e Preshevës. Kjo nuk është lajm i ri, pasi gjendja e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Preshevës është tejet e vështirë. Madje këto institucione janë shëndrruar në departamente eksterne të subjekteve politike. Ngjarja skandaloze, e cila i ka ndodhur babait Driton Rexhepi me djalin e tij i cili ka filluar tanimë klasën e parë në Sh.F. “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, tregon më së miri gjendjen e institucioneve arsimore.

Driton Rexhepi, njëherit edhe këshilltarë i Kuvendit Komunal pranë Alternativës për Ndryshim, ka njoftuar mediat, se djali i tij i cili vijon klasën e parë, iˋu është ndrruar dy herë klasa.

Sipas Rexhepit, ai nuk është informuar nga udhëheqësit e kësaj shkolle lidhur me arsyjet e ndërrimeve. “E kam parë, se diçka nuk është në rregull dhe kam pyetur, psikologen e shkollës fillore” ka pohuar Rexhepi, duke shtuar se “ajo ma tha troç në sy, se nëqoft se do që djali juaj të shkojë në ndonjë klasë të cilën dëshironi ju, duhet të kaloni tek Partia për Veprim Demokratik PVD, kështu kryhet puna”. Driton Rexhepi ka akuzuar rëndë udhëheqësit e kësaj shkolle të cilët i takojn subjektit të PVD-së, se kanë maltretuar djalin e tij, përshkak se babai i tij është oponent i tyre politik. “Është kjo një skandal, ku pasqyron mirë gjendjen e institucioneve arsimore në Komunën e Preshevës, libreza e partisë politike vendos për çdo gjë. Kjo dukuri negative nuk duhet të tolerohet më, sëpaku tek shkollat të ndaloje politika.” ka spikatur Rexhepi.

Në vitin shkollorë 2017/2018 në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” kanë filluar afro 1400 nxënës në 74 paralele mësimore. Ky numër është zvogluar për rreth 100 nxënës vetëm nga viti i kaluar mësimor. Sh.Fillore “Ibrahim Kelmendi” udhëhiqet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD). Nxënësit e Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Related Articles

Back to top button