Prononcohet Deputeti Popullorë i SNS-it Nenad Mitroviq
Pas publikimit të iniciativës për formimin e “Aktivit Ekonomik” të cilin do ta përbënin disa Ndërmarje serbe të Bujanocit, dhe reagimit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberit i cili tërhoqi vërejtjen serioze se në Bujanoc nuk do të lejohet “Ndërtim i Pushtetit paralel” vjen reagimi i menjëhershëm i Deputetit Popullorë i cili edhe është iniciatorë i kësaj ideje :
“Me keqëardhje dhe sinqeritetin më të madh dëshiroj ta njoftoj opinionin e gjërë të komunës së Bujanocit se jemi keqëkuptuar, në asnjë mënyrë nuk ka qenë qëllimi yni të nisim formim të organeve paralele në komunën tonë, qëllimi joni ishte ta formojmë një grup të subjekteve juridike të ndërmarjeve të ndryshme të cilat nuk janë shfrytëzues të mjeteve buxhetore, në këtë grup munden të na bashkangjiten të gjithë ndërmarësit e komunës pavarësisht cilit nacionalitet i përkasin me qëllim të vetëm që ta shohim mundësinë për ngritjen e kapaciteteve tona prodhuese dhe afariste dhe të krijojmë një lobim më të fuqishëm në adresë të Pushtetit qendrorë dhe Ministrive përkatëse për të tërhequr edhe ndihmën e tyre, gjithnjë duke u angazhuar dhe shpresuar për një zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik lokal dhe hapjen e vendeve të reja punësimi për qytetarët tonë të gjitha nacionaliteteve, ky organ nuk do të ishte as politik e as në baza nacionale”
I kërkojmë ndjesë qytetarëve të komunës së Bujanocit për keqëinterpretimin e lansuar në lidhje me iniciativën nismëtare tonën !
Me respekt nga Deputeti Popullorë Nenad Mitroviq nga Subjekti Politik SNS.