Lajme

Ndalo për pak në Luginën e Preshevës

Nëse je duke udhëtuar dhe je në rrugën Beograd – Shkup, ndalo për një qast në Preshevë në një qytet të vogël por me një krenari shum të madhe.

Aty kemi një teritor i cili ka më së shumti nevoj për një vizitor të rastit apo ndonjë që duhet të furnizohet me karburant apo me ushqim. Nga dhe do të ndihesh shum i lumtur se do të merësh atë që është prodhim vendor apo bio e cila nuk prodhohet me gjëra që janë kancerogjene apo të stimuluara. Po ashtu mundesh të takosh njërëz që nga pamja jan të lodhur nga pritjet e tyre për një jetë më të mirë apo për një vend pune, por ky person është shum i hapur dhe do të ofrojë menjëher një miqësi të mirë dhe do të keni shumë dëshirë të bisedoni me të dhe për problemet e tijë e të familjes së tijë, nga dhe ju do të mendoni se këto do të përfundojnë për një orë e do ta keni shumë gabim se hallet e tijë nuk përfundojnë për një orë por do të duhen muaj e vite për të përfunduar.

Ndalimi yt në këtë qytet do të jet një ndales shum e mirë dhe shum e sukseshme, nga se ju do të mundeni të analizoni këto troje dhe ti do të jesh që do të mundesh këtyre qytetar të ja bëni jetën e lumtur dhe të bëni këtë qytet të jet më ndryshe se sa është sot. Ti një qytetar i kësaj ane apo si një qytetar i huaj, do të kesh mundësin të bësh shum kalkulime dhe do të kesh mundësin e investimeve në këto troje si në aspektin Ekonomik, po ashtu edhe social e shoqërore.
Këto troje kan të vetmin qëllim që rinia e tyre të gezojë çdo ditë jetën e tyre në këto troje, të kenë një vend ku do të mund të mësojë në shkollën e tyre dhe në gjuhën e tyre, të keni librat e tyre në gjuhë e tyre amtare, të ket mundësi kohën e lirë ku të kaloj në një biblotekë apo në një vend atraktiv e cila do ta stimulonte për ndonjë praktik të profesionit që mendon të ketë apo të ndonjë ideje se si të rritet ky biznes me idet e tija dhe me atë staf që është duke kryer praktiken e tijë.

Ti je ai që ke ndaluar dhe ke parë aq shumë se qka sot ka nevoj më së shumti ky qytet e këto troje, dhe po ashtu ti ke mundësin të përcjellesh këtë situat në familjen tuaj apo në shtetin tuaj. Ju jeni ata që mundeni të sjellni investimet nga shtetet e juaja ku jeni duke jetuar apo duke punuar, po edhe ju mundeni të sillni biznesin tuaj në këto troje e obligimi i komunave tona do të jet që juve të ju ofrojë mundësit më të mira të infrastrukturës dhe sigurinë e biznesit tuaj. Ti do të gjesh aty të investosh si në Bujqësi, nga se në këto troje janë tokat shumë pjellore dhe janë tokë të bekuara edhe nga vet zoti, si dhe do të jesh i mahnitur në investimet e bëra dhe në produktet që do të merni nga aty. Këto produkte do të rriten me një ajër shum të shëndetëshëm pa kemikale e pa ndotjë të fabrikave që janë si ndotës më të mëdha në botë.
Mundësi të investimit do të kesh edhe në fabrikat që janë tash si një dinosaur që janë mbetur nga vet komuna e nga koha që i ka lënë në harresë, e aty do të kesh mundësi të investosh dhe kostoja e investimit për ty do të jet shum e vogel nga se vetëm se vendi dhe infrastruktura dhe objekti tashme janë egzistuese. Por këta qytetar do të jenë shumë falenderues se ti do të mundesh të punësosh më së paku deri në 250 persona e këtu janë 250 familje që marin rrog dhe do të gezohen me këto të ardhura e po ashtu ti je ai i cili e bën të lumtur çdo të ri të këtyre familjeve e jo vetëm të tyre por edhe vet qytetit nga se aty do të ket edhe shpenzime nga këto familje e do të ja mundësojnë një furre të ket pun më shumë, një shitore të ket punë më shumë, një resturant të ket punë më shumë, një butik të ket punë më shumë.

Po nësë do të investohet edhe në një fabrik tjetër e cila po ashtu është e gatëshme për startimin e punës së sajë, do të jenë edhe 250 punëtor të cilët do të falenderohen dhe do të jenë shum të lumtur për jetën e tyre në këto troje dhe nuk do të bëjnë asnjëher një hap për të u larguar nga këto troje. Por nuk je ndalur vetem këtu ti je ndalur në një vend ku do të bësh urën lidhëse në mes Kosovës – SHqipërisë dhe Maqedonisë e Sërbise si në aspektin e zhvillimit Ekonomik e po ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellët në kulturën e tyre e në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave të tyre.
Sot Lugina jonë është e interesuar më së shumti për eksport se sa për import, nga se edhe produktet tona që prodhohen në trojet tona janë shum të cilësis më të lartë se sa disa vende Evropiane që na sjellin ato në vendin tonë. Do të provosh të kthehesh sa më shpejt në vendlindjen tuaj e të fillosh të bisedosh me shoiqërin tuaj, me pronarin e biznesit tuaj, apo me shtetin tuaj se keni pë rjetuar një vizit që ka pasur një vlerë shum të madhe dhe do t’ju thuash Qka?! po presni ende se keni përjetuar këtë vet ju që të mos kishit humbur kohë për të investuar dhe për të bërë gjëje më të bukur në jetën tuaj. Jo vetem për të investuar por edhe për ta shpëtuar një popullat nga shpërnguljet e tyre prej trojeve mijë vjeqare të tyre. Do të shpëtosh një popull të tërë, dhe ky popull siq është populli shqipëtar që nuk din të harroj e edhe historia nuk din të harroj për ata që bëjnë për të shpëtuar një popull nga asimilimi apo shpërngulja e tyre nga trojet e tyre.
Ne do të përcjellim me buzëqeshje dhe me shpresë se do të kthehesh me shumë dëshirë dhe me mbështetjen si në aspektin e investimeve e po ashtu edhe në aspektin moral të një vizitori apo një vendasi që mendon për familjen e tijë, mikun e tijë apo shokut që ke kaluar rininë apo momentet më të mira të shkollimit apo jetë tuaj. Mirëmbetësh o vizitor e bashkëvendas i yni e shumë të fala keni nga Lugina jonë dhe zoti ju bekoftë.

Shkruar nga: Shpëtim Memishi-Preshevë

Related Articles

Back to top button