Shqiptari nga Bujanoci në Beograd blen pikturën “Vallja shqiptare me shpata e shekullit XVIII” (Foto)
Pavlo Paja Jovanoviç ishte një piktor serb me origjinë kroate, i cili njihet më së shumti për stilin realist. Për shqiptarët pikturat e Jovanoviçit thojnë shumë më tepër se një stil i artit pamor, pikturat e tij dëshmojnë traditat dhe folkun shqiptar të fund shekullit XIX me gjithë krenarinë që e karakterizon atë.
Jovanoviç ka udhëtuar disa herë në Shqipëri më saktësisht në qytetin e Shkodrës ku atje është njohur me kostumet kombëtare, objektet e orendit me ornamentikë të pasur popullore. Nisur nga kjo krijimtari e popullit e nga zakonet e vendit, ai realizoi disa tablo ku pasqyroi me besnikëri tipa dhe karaktere shqiptarës, mendohet se Jovanoviç ka bërë 8 tablo me temë shqiptare.
Njëra nga këto piktura të piktorit serb ka dal në shitje në aukcion në Beograd ku Nexhat Behluli nga fshati Lluçan, Komuna e Bujanocit njëheret edhe themeluesi i kompanisë mediale Spektri dhe disa bizneseve të sukseshëm në Bujanoc ka blerë njërën nga pikturat më të vjetra shqiptare të shekullit XVIII (18).
Behluli në profilin e tij në facebook ka postuar foto ku prapa shihet piktura që është vepër e piktorit serb me renome botërore të asaj kohe Paja Jovanoviq.
Fotografia titullohet : “Vallja shqiptare me shpata e shekullit XVIII” të cilën unë sot e kamë blerë në një aukcion në Beograd dhe do të jua dhurojë njërit nga Muzeut të Shqipërisë! ka shkruar Behluli.