Arifi: Organin e përkohshem e udhëheqin shqiptarët – përse bojkotoni tash (Video)

Kryetari n.d. i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një intervistë dhënë televizionit Aldi ka apeluar tek partit politike që të sjellin një qetësi për interesin e shqiptarëve të Komunës së Preshevës.
Udhëheqësia në këshillin e përkohshëm përbëhet nga 3 kryetarët e komunave në 13-14 vitet e fundit dmth aty është Ragmi Mustafa, Ardita Sinani dhe unë jam aty, ka thënë Arifi.
Arifi ka ngritur dyshime se ky bojkot të cilin po e bejnë partite PVD dhe PDSH kujt i sherben?
Shumica në këshillë i përket shqiptarëve dhe kjo shumicë po cenohet po nga shqiptarët atëher unë e vendoj një pikëpytje për misionin e këtyre shqiptarëve.
Unë i pyes ata se interesin e kujt po e përfaqësoni dhe kujt janë duke i shërbyer këto parti?, i ftoj që të vijnë dhe të punojmë në interesin e qytetarëve, ka shtuar Arifi gjatë intervistës në RTV ALDI.