LajmeMagazina

Dhimbje dhe lotë në Kumanovë, i jepet lamtumira e fundit komandant “Shqiponjës”

Mijëra vetë, i dhanë lamtumirën e fundit sot Xhemail Rexhepi, që u vra dje në një përleshje të armatosur në qendër të Kumanovës në rrethana të paqarta shkruan ZHURNAL.
Mijëra veta morën pjesë sot pasdite në varrimin e Xhemail Rexhepit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe njërit nga themeluesve të UÇK-së në Maqedoni.
Në ceremoninë e varrimit në varrezat muslimane të Qytetit të Kumanovës, familjarë, mijëra miq e shokë nga Maqedonia, Kosova e trojet e tjera i dhanë lamtumirën e fundit Rexhepit.
Atmosfera e zymtë kishte mbuluar sot familjen Rexhepi, por me krenari dhe të fortë mbaheshin anëtarët më të ngushtë, duke rikujtuar djalin e tyre, Xhemail Rexhepi, që ishte vrarë në Kumanovë.
Familjarët, shokët e luftës, por edhe miqtë e ardhur nga çdo cep i trojeve shqiptare rrënqethen kur dëgjojnë se Rexhepi u vra në rrethana të paqarta.
Një familjar i Rexhepit, i cili po priste njerëzit i pikëlluar thotë se s`mund të gjejë fjalë për të përshkruar dhimbjen për vdekjen e djalit të tyre të kombit dhe atdheut, ashtu siç e njihnin shumë veta. “Ai ka qenë shembull dhe djalë i vetëm si për familjen, lagjen dhe për mbarë shqiptarët kudo që janë. Lajmin e pranuam me shumë dhimbje dhe na shqetësoi shumë”, ka theksuar familjari.
Familjarët theksojnë se Rexhepi, i njohur si komandant “Shqiponja” ishte shok i mirë për gjithë patriotët shqiptarë.
Xhemail Rexhepi i njohur si komandant “Shqiponja” kishte mbushur 45 vjet dhe se misioni i tij ishte vetëm fisnik dhe kombëtar, duke qenë i pamposhtur para pardrejtësive, pohojnë bashkëveprimtarët e tij .

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button