Lajme

Zbardhen mashtrimet e Ardita Sinanit rreth shkarkimit te zedhenesit te saj

Zëdhënësi i Komunës së Preshevës, Abdullah Ahmedi në pushtetin lokal të udhëhequr nga Ardita Sinani, kishte etiketuar dhe nënçmuar rëndë komandantët e UçPMB-së si komandant të Eurove. Ky akt ishte cilësuar si një denigrim publik nga Komuna e Preshevës ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UçPMB-së. Për këtë arsyje ish-kryetarja e Komunës Ardita Sinani kishte reaguar duke kërkuar fajle publike dhe shkarkuar Abdullah Ahmedin për “ shkak të postimit të papërgjegjshem në profilin e tij në facebook”.

Opinioni e kishte të qartë që po mashtrohej edhe pas informates zyrtare  qe eshte larguar nga posti, me ne fund kan dalur fakte që zëdhënesi i Komunës Abdullah Ahmedi, edhe pse ishte shkarkuar nga posti, ai ka vazhduar defacto të jetë pjesë e kabinetit Sinani pasi nuk iˋu është ndërprerë pagesa mujore. Dokumenti që është siguruar, pasqyron faktin se Abdullah Ahmedi për muajin e nëntë ka pasur një pagë prej 41ˋ015 dinarë apo rreth 340 Euro. Kjo është në kundërshtim decid me vendimin zyrtar të ish-kryetarës Sinani dhe një manipulim i paskrupullt me opinionin preshevarë.

Komunikata zyrtare nga ish kryetarja Ardita Sinani me datë 18.07.2017

Në këtë dokument zyrtar pasqyrohen edhe pagat mujore të ish- kryetarës Ardita Sinani rreth 830 Euro, shefit të Kabinetit Driton Bilalli rreth 250 Euro si dhe ish-zv.kryetarit Reshat Neziri me 660 Euro.

Related Articles

Back to top button