Lajme

Aktorët e Preshevës takohen me kryetarin Arifi, shumë shpejt Presheva do të bëhet me teatër të qytetit

Regjisorët Preshevarë, z. Kastriot Saqipi dhe znj. Afeida Boriçi Memeti bashk me u.d. drejtorin e shtëpis së kulturës z. Gani Veseli dhe aktorët Valon Nuhiu, Artan Ibishi dhe Gjelbrim Emini paten takim me n.d kryetarit Shqiprim Arifin për të diskutuar rreth themelimit të teatrit të qytetit të Preshevës.

“Në fillim të këtij viti Alternativa mori iniciativë në Kuvendin Komunal për themelimin e Teatrit të Preshevës, iniciativë e cila, si shumë iniciativa të tjera pozitive, u ndërpre nga politika lokale. Tani nuk do të mungojë as vullneti e as mundësitë për të realizuar këtë plan dhe këtë projekt dhe më në fund kjo pasuri e jona intelektuale të ketë mundësi konkrete për zhvillim të artit dhe kulturës. Nga ky ekipë mora lajme se po përgatiten projekte të mirëfillta artistike për të cilët nuk do të mungojë mbështetja e komunës së Preshevës” ka thënë Arifi.

Related Articles

Back to top button