Lajme
Bujku që Punon 70 Hektarë Grurë e Misër
Këto ditë ai është duke i përgatitur arat për mbjelljet vjeshtore me mekanizmin e tij.
Me rreth 50 hektarë grurë dhe rreth 20 hektarë misër ai shprehet i kënaqur me të arriturat në bujqësi.
“kemi marrë rreth 3,700- 3,800 kilogramë grurë për hektar. Nuk ka pasë më mirë. Dhe nëse s’ka pas ëmë mirë, duhet të them që ka qenë e kënaqshme”, thotë Muhamet Shala për TV21.
“Jetohet nga bujqësia. Ndoshta jo për jetë luksoze por një jetë mesatare po”, thotë Muhameti.
Familja e tij 16 anëtarëshe merret edhe me rritjen e shtimin e bagëtive. Ai ka një fermë me mbi 40 lopë qumështore dhe gjedhe për shitje.
Rrëfimin e Muhamet Shalës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: