LajmeMagazina

Nga 24 gushti në Serbi me targa të Kosovës

Udhëheqësi i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë – Serbi, Rrahim Pacolli ka treguar detaje se kur dhe si do të udhëtojnë kosovarët drejt Serbisë.
Pacolli për “Zëri”, ka treguar se implementimi i marrëveshjes së lëvizjes së lirë do të filloj me 24 gusht.
Mirëpo, ai ka zbuluar edhe detajet se me çfarë targa do të mund të hyjnë në Serbi qytetarët e Kosovës.
Sipas Pacollit, qytetarët e Kosovës do të hyjnë në Serbi me ato targa që veturat e tyre i kanë të autorizuara, në të kundërtën sipas tij, nëse do të ndërrohen targat, sigurimi nuk do të vlej.
“Me ato targa do me thënë “TPL + (plus)”, që është e përfshirë në marrëveshjen me Serbinë, pra me ato targa që janë të autorizuar automjetet edhe me ato do të udhëtojnë, do të thotë nuk munden me i ndërrua e nëse ndodh e kundërta nuk ka kuptim marrëveshja. Nëse ka targa me u ndërrua atëherë sigurimi nuk vlen, qytetarët i kanë ndërruar targat para se me u bë marrëveshja edhe e kanë paguar një sigurim”, ka treguar Pacolli.
Ai ka zbuluar edhe afatin kohor se sa mund të qëndrojnë në Serbi qytetarët kosovarë.
“Afati kohor nuk jam i sigurt, mirëpo në bazë të përgjithshme 3 muaj mund të qëndrojnë në një shtet. Implementimi i kësaj marrëveshje është duke u përgatitur që të filloj më 24 gushti”, ka treguar Pacolli për “Zëri”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button