Lajme
Profesorët e Gjimnazit Skenderbeu pijnë alkohol në shëtitje
Në prani të nxënësve të gjimnazit, të shtunënë janë vërejtur disa profesorë që konsumojnë pije alkoolike, në afërsi të pendës së Rahovicës, me rastin e shëtitjes sipas programit të shkollës.
Fatkeqësia e këtij fenomeni arrin kulminacionin, kur profesorët pa fije turpi publikojnë foto në rrjetet sociale, duke konsumuar pije alkoolike.
Nxënësit e Gjimnazit kanë raportuar që së paku dy moshatarë të tyre, sot me rastin e shëtitjes janë dehur, për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike.
Disa prind janë drejtuar në redaksin e Presheva.AL që të denoncojmë këtë fenomen medialisht, në mënyre që drejtoria e shkollës të marrë masat ligjore ndaj këtyre profesorëve.