LajmeMagazina

Haziri: Më shumë student nga Lugina dhe Kumanova në Universitetin e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës sot Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku është pritur nga rektori Naim Syla, ka kërkuar përfshirjen e studentëve nga Kosova Lindore dhe Kumanova në Universitetin “Kadri Zeka”.
Haziri dhe Syla, sipas komunikatës nga zyra e informimit e Komunës, kanë biseduar kryesisht për fillimin e regjistrimin e studentëve, pasi Univesriteti i Gjilanit është i pari në nivel vendi që e ka shpallur konkursin për pranim të studentëve të rinj.
Me ketë rast, kreu i Komunës së Gjilanit ka kërkuar nga përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që të përfshihen sa më shumë edhe studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga Kumanova.
Po ashtu, në këtë takim kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë diskutuar edhe për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar në kazermën e FSK-së.
“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e FSK-së. Ndërtimi i kampusit universitar është i domosdoshëm në Gjilan si për qytetarët tanë dhe të Anamoravës, e po ashtu edhe të qytetarëve tanë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si dhe të Kumanovës”, ka thënë, ndër të tjera kryetari Haziri gjatë takimit me rektorin Syla.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button