Lajme
Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë euro për Luginën e Preshevës!
Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc.
Tahiri, është shprehur i lumtur me miratimin e propozimit të tij nga ana e Qeverisë, duke thënë se në vazhdimësi do ta mbështesin Luginën e Preshevës.
“Jashtëzakonisht i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot propozimin tim që të ndahen 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc. Lugina e Preshevës do ta ketë mbështetjen tonë në vazhdimësi“, ka deklaruar Tahiri.
Këto mjete financiare do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë.