Lajme

Emërohet U.d drejtor i ri në Shtëpinë e Shëndetit

Këshilli drejtues i Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, ditë më parë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës ka qenë Konstatimi i skadimit të mandatit të u.d. të drejtorit të këtij institucioni shëndetësor dr. Reshat Ymeri.

Dr. Reshatit i kishte skaduar mandati muajin e kaluar, andaj ka qenë mëse e nevojshme emërimin e u.d. të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit që punët në këtë institucion të zhvillohen normalisht.

Këshilli drejtues tashmë ka emëruar për u.d. të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, me kohëzgjatje jo më shumë se 1 vit.

Organi i përkohshëm i Komunës së Preshevës në seancën e fundit ka shqyrtuar propozimin e Këshillit drejtues dhe ka marrë Aktvendim për emërimin e dr. Driton Salihut për u. d. të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit. Dr. Dritoni është i punësuar në këtë institucion si mjek stomatolog.

Related Articles

Back to top button