Lajme

Pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc të udhëhequra nga PVD, kanë dështuar në thithjen e subvencioneve të Trupit Koordinues dedikuar ndërmarrjeve të vogla e të mesme

SKANDALOZE
Nga dështimi në dështim !
Nga mashtrimi në mashtrim !

– Me shqetsim dhe keq’ardhje të madhe po e publikojmë këtë informacion !

– Qeveria e Serbisë përmes Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në 6 vitet e fundit ka implementuar projektin më profitabil në Jug të Serbisë duke ndarë Subvencione për Sipërmarësit privat të këtyre tri komunave.

– Në 6 vite rresht janë ndarë mbi 4.5 miljon €uro për Bizneset lokale. Ky projekt drejtëpërsëdrejti ka ndihmuar në hapjen e më shumë se 300 vendeve të reja punësimi kurse rreth 100 Firma private i ka stimuluar për furnizimin e pajisjeve dhe aparatuës të ndryshme për zgjërimin e potencialeve prodhuese dhe ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e veprimtarisë dhe furnizimin e lëndës së parë prodhuese !

– Për herë të parë, pas 6 viteve, përkundër faktit se mjetet finansiare nga Ministria e Finansave janë të parapara me vi buxhetore, për vitin 2017 nuk do të realizohet ky projekt sepse nuk do të shpallet Konkursi publik.

– Televizioni SPEKTRI ka kontaktuar Shërbimin përkatës të Trupit Koordinues, përgjigjen të cilën e kemi marë është :

“Shpallje Publike për këtë projekt të paraparë për vitin 2017 nuk do të ketë sepse nuk kemi arritur ti kryejmë çështjet procedurale me komunat Bujanoc dhe Preshevë, kurse komuna e Medvegjës edhe vitin e kaluar nuk ka pasur Firma Private të interesuara për konkurim”

– Ky lëshim dhe kjo papërgjegjësi e Pushteteve Lokale të Bujanocit dhe Preshevës është i pafalshëm duke e pasur parasysh se zhvillimi ekonomik lokal nuk ka alternativë !

Related Articles

Back to top button