Lajme

Qendra për punë sociale fiton projektin për ndërrimin e kulmit dhe rampës për personat me nevoja të veçanta

Drejtori i qendrës për punë sociale Liridon Latifi për mes rrjetit social facebook ka bërë të ditur se ka fituar projektin për për ndërrimin e kulmit dhe vendosjen e rampës për personat me nevoja të veçanta. Këtë projekt do ta financojë donacion nga Danish Refugee Councill, ndërsa punimet do të fillojnë këtë të premte.

Ja postimi i plotë

Jam shumë i lumtur që për një afat të shkurtër sa jam drejtor i Qendrës për Punë Sociale arrita që të fitoj donacion nga Danish Refugee Councill për ndërrimin e kulmit dhe vendosjen e rampës për personat me nevoja të veçanta.
Nga dita e premte fillojnë punimet dhe me dinamikë pune prej 21 dite të përfundojnë të gjitha punimet.

Edhe shumë punë tjera të mira do të bëhen…

Related Articles

Back to top button