Drama psikologjike “Skicuesi”, e prodhuar nga teatri i qytetit të Preshevës, është shfaqur në natën e pestë të edicionit të gjashtë të “Komedia Fest-it”.
Kjo shfaqje me tre personazhe nën regji të Afeida Boriqit, e cila ka të bëjë me rikthimin e kujtesës së humbur, ka kumtuar një lajm të rëndësishëm në këtë festival, se tashmë zyrtarisht në Preshevë është themeluar teatri profesional.
Pas miratimit të këtij vendimi nga ana e Kuvendit Komunal të Preshevës, aktorët janë të bindur se do të ndikojë në zhvillimin e kulturës së këtij qyteti.
https://youtu.be/39913fNteu8