Preshevës po i rikthehen institucionet
Komunën tone e vizituan përfaqësuesit e Sektorit për situata të jashtëzakonshme, Kryeshefi i njësisë për kontrollin e punës së njësise zjarrëfikëso-shpëtuese z. Nedeljko Gagiq dhe Shefi i repartit të zjarrëfikësve dhe shpëtimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Sasha Rançiq.
Nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë për punë të Brendshme, përkatësisht nga Reparti për zjarrëfikës dhe shpëtim pranë kësaj Ministrie, e morrëm konfirmimin që kërkesa jonë e bërë vitin e kaluar që në Komunën tonë të stacionohet Qendra për Informim për situatat e jashtëzakonshme.
Qëllimi i krijimi i kësaj Qendre është ngritja e ndërgjegjes dhe nevojës për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve tanë, pasurisë dhe të mirave materiale.
Memorandumi i bashkëpunimit me përfaqësuesit e Ministrisë gjithashtu parashikon që të bëhet bartja e Qendrës për informim për situata të jashtëzakonshme nga Bujanoci në Komunën e Preshevës.
Në këtë Qendër parashikohet që fillimisht të angazhohen dy punëtorë, kurse në ndërkohë kjo Qendër do të funskionojë me kapacitet të plotë, duke angazhuar gjithsejtë katër punëtore, që do të jenë në gjendje të raportojnë për situatën në Komunën tonë për 24 orë.
Përveç tjerash, Komunës sonë, përkatësisht Sektorit të zjarrefikësve dhe shpëtues, nga mesi i nëntorit të këtij viti do t’i dorëzohet donacioni autocisterna e re për zjarrfikësit.
Komuna jonë u zotua që të sigurojë një hapsirë adekuate ku do të parkohen mjetet e zjarrfikësve.
Lokacioni ku do të sistemohet Qendra për informim dhe Mbrojtja civile, si dhe zjarrfikësve, do të jetë vendi ku është i vendosur Trupi kordinues.
Gjithashtu, u konfirmua që pas vënies në punë të mjetit të ri të zjarrefikësve, do të punësohen dhe 3 punëtor pranë këtij sektori, në mënyrë që kjo Qendër të jetë në dispozicion të qytetarëve tane 24 orë për evitimin e çdo situatave jo të zakonshme në tërë territorin e Komunës sonë.
Kjo qasje e rikthimit të institucioneve në Preshevë është qajse që kthen sigurinë e përgjithshme në Preshevë që nënkupton që pjesë e këtij procesi është edhe kthimi i gjykatës themelore dhe prokurorisë në Preshevë që do të kulminojë me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.
NDRYSHIMI NUK NDALET!