Lajme
Varrosen tre anëtarët e familjes Ymeri në Raincë që vdiqën në aksident (Video)
Janë përciellur për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Ymeri, të cilët humbën jetën në aksident tragjik në Gjermani irschenberg afer Rosenheimit duke u kthyer nga Zvicra ku ishin në një vizitë tek familjarët e tyre.
Në varrezat e fshatit Raincë, në praninë e familjarëve dhe të qindra banorëve nga e gjithë Lugina, u është dhënë lamtumira e fundit që humbën jetën në një ngjarje të rëndë.
Mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurëve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.
Familja Ymeri ka falënderuar të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodh.