Lajme

Zyrtare / Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet në Preshevë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç ka paralajmëruar për zgjedhjet për këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës, Mionica, Negotin dhe Pećinci do të mbahen më 24 dhjetor.

Siç njoftoi Parlamenti Serb, vendimi për të thirrur zgjedhjet në këto vetëqeverisje lokale është bërë në bazë të Ligjit për Zgjedhjet Lokale dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe hyn në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare”.

“Zgjedhjet në Preshevë, Mionica, Negotin dhe Pecinci do të jenë nën autoritetin e administratës zgjedhore bazuar në dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet Lokale”, thuhet në deklaratë.

Related Articles

Back to top button