LajmeMagazina

Në Beograd aksidentohet autobusi me 86 turistë, 1 i vdekur 61 të lënduar rëndë

Një ka vdekur dhe 61 të tjerë janë lënduar një një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4:10 në Bubanj Potok në Beograd, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys.
Autoritetet serbe u kanë thënë medieve atje, se sipas të dhënave të deritashme, 15 deri në 20 persona kanë marrë lëndime të rënda.
Autobusi që ishte duke u kthyer nga Greqia, kishte 86 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga pushimet.
Autoritetet për ndërhyrje emergjente u kanë thënë medieve se një total prej 61 personash janë transportuar për në tri qendra klinike të kryeqytet serb.
Në autobus mësohet të ketë pasur shumë familje, ku kishte edhe fëmijë të vegjël.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button