LajmeMagazina

Jeta e vështirë e çiftit nga Carraleva (VIDEO)

Një rrugë në fshatin Carralevë të Shtimes, rrallë shkelet nga njerëzit.
Rruga të qon për te shtëpia e familjes Selimi, ku jetojnë një çift që nuk janë mirë me shëndet. Përveç problemeve shëndetësore, edhe pleqëria ka bërë që kohët e fundit, të mos mund të kujdesen për njëri tjetrin.
Në mesin e shumë nevojave të tjera elementare, 64 vjeçari Sami Selimi dhe bashkëshortja e tij Emine Selimi, kanë mungesë të ushqimit.
Ndonëse marrin 150 euro ndihmë sociale në muaj, sipas tyre këto para nuk ju mjaftojnë as për barna. Mirëpo, fqinjët dhe komuna kanë deklaruar se çiftit i është ofruar zgjidhje më e mirë.
Lulzim Sahiti, zëdhënës në Komunën e Shtimes, ka thënë për Klan Kosova, se vetë të moshuarit nuk po pranojnë ta lëshojnë shtëpinë e tyre.
Ai ka thënë se komuna do ta shqyrtojë mundësinë që pas pensionimit, çiftin Selimi t’i dërgojë në azil të pleqve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button