Lajme

Në Rahovicë në aksident lëndohet një këmbësor 70 vjeçar

Ditën e enjte, në orët e pasditës, në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevë ka ndodh një aksident në të cilën është lënduar një këmbësorë (70), njofton policia.

Aksidenti ka ndodhë rreth orës 17 në qendrën e fshatit Rahovicë në rrugën që shpie drejt Preshevës afër xhamisë.

Sipas të dhënave të policisë, vozitësi me veturë të tipit “Mercedes” me targa VR ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Edhe shoferi (54) dhe këmbësori janë nga komuna e Preshevës.

Related Articles

Back to top button