Kontradiktat e PVD-së ndaj investitorit shqiptar Solid nga Suhareka para 5 muajve kinse i dhanë përkrahje sot e quajnë “Matrapaz”
Kontradiktat e PVD ndaj investitorit shqiptar Solid nga Suhareka
Kryetari i PVD-së Riza Halimi gjatë hapjes së fushatës së PVD-së dhe fjalimit të tij të mbajtur ka folë edhe për investimet që bëhen në komunën e Preshevës dhe komunat tjera në jug të Serbisë, si Vranjë, Leskoc e Vllasotincë.
Dihet gjithashtu qe kane intervenuar neper ministri te ndryshme qe investimi i Solid-it me cdo kusht te mos realizohet, per te cilen e kane pohuar edhe vet qe kane biseduar me kryeministrin e atehershem Vuciq.
Ai ka ofenduar rëndë pronarin e kompanisë nga Suhareka për prodhimin e këpucëve i cili do të hap fabrikën për prodhimin e këpucëve në Preshevë duke e quajtur “Matrapaz”.
“Po ta kishim pas seriozisht edhe me këtë njeri, këta të qeverisë së Beogradit, kanë mujt vetëm një pjesë të vogël të asaj që po investojnë në Vranjë, Surdulicë, Han, Leskoc, Vllasotincë, edhe turqit erdhën, po i jep turku 1 milionë euro, po i jep qeveria në Beograd 1 milionë euro, një vend pune pe paguajnë deri 10.000 euro, çka po na ofrojn neve, po të vjen një matrapaz atje prej Suhareke, dhe çka po të thotë, unë për këtë njeri pe hapi, jo për interes të vetin, dhe po duhet komuna më e pazhvillume me paguajt qira, kujt mi pagu, shtetit, a çaj shtet te komuna tjera po hap me milionë vende të reja të punës dhe ktu po ta ofron një çështje që nuk bohët” ka thënë Halimi.
Qeverisja e re në Preshevë mbështet hapjan e fabrikës “Solid”; Shefki Kuqi i mahnitur nga përkrahja e ofruar e kryetares Sinani