Sami Salihu: Ragmi Musatafa përfaqëson PDSH-në frikëmbjellëse (Video)
Kryetari i Lëvizjes për reforma të PDSH, Sami Salihu ka hapur fushatën e partisë së tij duke akuzuar rëndë kryetarin e PDSH Ragmi Mustafa.
Z.Salihu ka thënë se tani më janë 2 PDSH, ajo e frikës dhe PDSH-ja e Shpresës.
Ai ka thënë se “Është koha një herë e mirë të ndahemi nga një praktikë e një patriotizmi pesë bankash, të cilët duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe emocionin kombëtar që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të shtypjes shekullore nga regjimet serbe, manipulon me masën dhe emocionet si çdo fushatë zgjedhore na bëhet Ismail Qemal i Preshevës sikur do të na shpëtoj gjithë kombin shqiptar”.
Salihu ka thënë “Se asnjëherë nuk jam fshehur e as që kam fshehur. Unë i kam dal zot vatanit kur ka qenë në pyetje jeta ime sepse atdheu duhet shërbyer dhe sot më akuzon për patriotizëm një njeri që ka qenë refugjat në Maqedoni”.