Arifi: Patrioti sezonal kundërshton organin, por jo edhe rrogën (dokument)
Kryetari n.d i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në rrjetin social ka publikuar llogarinë në të cilën kryetari i PDSH Ragmi Mustafa, edhe pse e kundërshton organin e përkohshëm, ai mer rrogën nga ky organ.
Ja postimin e plotë:
Para disa javëve shtjellova fenomenin e quajtur patriotët “sezonal”. Tani në vazhdën e fushatës parazgjedhore keni vërejtur këtë fenomen në teori praktike gjithandej në Komunën e Preshevës. Ragmiu synoi dy ulëse si dhe udhëheqësin në organin e përkohëshem, kësaj nuk ja doli dot pasi kishte vetëm katër këshilltarë në Kuvendin Komunal. Ndërsa tani kundërshton këtë organ në opinionin e gjërë, pasi ka veshur petkun e patriotit sezonal. Jo-rastësisht kundërshton këtë organ të përkohëshem por jo edhe pagat e dalura nga ky funksion. Ndërkohë unë lë rradhën Ragmiut por edhe Arditës tˋju spjegojn këtë “shkathtësi patriotike” simpatizantëve të tyre.
Më poshtë po ja paraqes pagesën për dy muaj e gjysëm në llogari të Ragmi Mustafës që iu janë paguar nga aj organ i përkohshëm të cilin ai e “bojkoton”!