Buxhetit të Komunës së Preshevës i shtohen 1 milion €uro
Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, për këtë vit po i inkason 1 miljon €uro nga Elektro Distribucioni, Telekomi serb, Operatorët e Telefonisë Mobile dhe Operatorët e Televizioneve Kabllore.
Për Shtyllat e rrymës elektrike, Shtyllat e Telefonisë Mobile, Trafostacionet, Stacionet Bazë të Telefonisë Mobile dhe infrastruktura tjetër që është instaluar në tokën e teritorit të komunës së Preshevës për çdo vit obligohet me taksë qeraje sepse kështu është e rregulluar me Ligj në tërë teritorin e Republikës të Serbisë !
Ofruesit e këtyre shërbimeve publike këto para jua kanë marë për çdo vit popullatës Preshevare përmes kalkulimeve në faktura por kurrë më parë nuk i kanë derdhur mjetet finansiare në Buxhetin Komunal të Preshevës sepse pushtetet e mëparshme i kanë toleruar duke ju kërkue shërbime private dhe benefite vetëm për vete.
Shqiprim Arifin kësaj humbje finansiare i dha fund pasi tash e tutje për çdo vit, EPS-i, Telekomi serb, Operatorët e Telefonisë Mobile dhe Kabllore janë të obliguar ti paguajnë qera komunës.
Është lehtë e kuptueshme se sa të hyra ka humbur buxheti komunal si pasojë e keqmenaxhimit, gjegjësisht keqpërdorimit të këtyre mjeteve. Nga kjo papërgjegjësi e pushteteve të kaluara, Presheva ka humbur mundësinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve në ndërtimin e shkollave, çerdheve, palestrave sportive etj.