Lajme

Fidan Ramizi nga APN: E pakta që Presheva ka nevojë është përqarje

Më 14 dhjetor Alternativa për Ndryshim-APN mbajti tubimin në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Ibrahim Kelemdni” në fshatin Zhunicë, ku edhe para disa ditëve themeloi nëndegën e saj, vlen të theksohet se në këtë fshat më shumë se 20 vite asnjeherë subjektet politike nuk kanë arritur të shtrihen me nëndegë në këtë fshat.

Në prani të simpatizantëve të këtij subjekti, fjalën përshëndetëse e mori antari i këshillit qëndorë tv APN-së Mr.Sci Fidan Ramizi ku mes të tjerash ai theksoi përqarjen që kohëve të fundit po ndodhin mes shqiptarëve në përgjithësi.

“Nuk duhet të jemi të përqarë mes veti në përgjithësi si shqiptarë në këtë vend të vogël dhe të bukur, shqiptarët po ikin Presheva po zbrazet, këtyre njerëzve këtu i duhen vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, transparencë, fëmijëve në këtë shkollë i duhen libra dhe abetare për të mësuar dhe për tu zhvilluar lirshëm. Kjo është brena ime dhe kjo duhet të jetë brenga e të gjithëve” tha Fidan Ramizi.

Related Articles

Back to top button