Shqiprim Arifi fton në debat publik Riza Halimin dhe Ragmi Mustafën
Kryetari aktual i Komunës së Preshevës dhe kandidati për këtë post edhe për një mandat, Shqiprim Arifi ka ftuar publikisht në debat kryetarin e PVD-së Riza Halimin dhe kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafën.
Ai tha se është i gatshëm që të përballet në debat me të dytë.
Këtë thirrje Arifi e ka bërë në profilin e tij zyrtar në facebook.
“Propagandat të nivelit më të ulët të plasuara muajve të fundit kundër personalitetit tim si dhe subjektit politik që përfaqesoj unë, janë konspiracione për të hutuar qytetarët e Komunës së Preshevës. Metodat e oponentëve politik janë trysni mbi demokracinë tonë të papjekur dhe synon tërheqjen e vëmendjes nga problemet më vitale në Komunën e Preshevës.
Prandaj ftoj publikisht, Riza Halimin kryetar i PVD-së si dhe Ragmi Mustafën kryetar i PDSH-së për debat publik lidhur me problemet, projektet kapitale si dhe të gjitha temat tjera që dëshirojn ata.
Mediumi, moderatori, koha dhe temat mund të i zgjedhin personat në fjalë.”