Mbyllen qendrat e votimit, nis numërimi i votave
Në orën 20:00 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme komunale në Komunën e Preshevës, proces ky që nga monitoruesit është vlerësuar i qetë dhe pa incidente të theksuara përveç vendvotimit me numër 5 i cili në orën 14:00 është mbyllur për shkak të mos marrveshjes mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Preshevë.
Gjithashtu në qendrën e votimit me numër 24 në fshatin Bushtran procesi zgjedhor po vazhdon ende për arsye të pauzës që ndodhi.
Në gjithë Komunën e Preshevës sot është votuar në 38 qendra votimi, derisa numri i votuesve të regjistruar ishte 38,860 votues.
Zgjedhjet po vëzhgohen nga vëzhgues të partitve politike, organizatat joqeveritare, dhe nga KKZ.
Presheva.AL do të ju njoftojë për rezultatet pre-eleminare dhe përfundimtare.