Takime informale të Ardita Sinanit me Ragmi Mustafën apo marrëveshje?
Fotografija e rastit pasqyron një takim informal nga kandidatja për kryetare të Komunës nga subjekti i PVD-së Ardita Sinani si dhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa. Shkas që ka hapur spekulime në bisedat e lira tek qytetarët e Komunës së Preshevës lidhur me afrimin e dy subjekteve politike për të formuar një koalicion qeverisës në Komunën e Preshevës.
PVD-ja e Riza Halimit ishte parti opozitare gjatë 12 viteve qeverisëse të PDSH-së së Ragmi Mustafës dhe ka akuzuar ate për korrupsione, tenderomani dhe nepotizëm. Ndërsa në fushatën parazgjedhore të 24 dhjetorit 2017 është vërejtur një bashkëpunim informal të PVD-së dhe PDSH-së kundrejt APN-së dhe LR-PDSH-së. Funksionarët e dy partive të fundit kanë akuzuar PVD dhe PDSH se po tentojn të manipulojn me delegatët e tyrë në Keshillin komunal zgjedhorë (KKZ) për të arritur në numrat e duhura për formimin e koalicionit qeverisës.