Riza Halimi: Haradinaj nuk do duhej të takohet me përfaqësues “jolegjitim” të Preshevës
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ditë më parë është takuar me kryetarin e Alternativës për Ndryshim, si dhe kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, zv. kryetarin e APN-së Armend Aliu, kryetarin e LR-PDSH-së Sami Salihun, si dhe kryetarin e APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti, për të diskutuar çështjet aktuale si dhe zhvillimet politike në Luginën e Preshevës.
Kryetari i PVD-së Riza Halimi me takimin e mbajtur në zyret e kryeministrit Haradinaj në Prishtinë, siç njoftohet përmes një reagimi të publikuar nuk është pajtuar pasi sipas Halimit përfaqësuesit nuk janë legjitim, meqë zgjedhjet e parakohëshme në Komunën e Preshevës ende nuk janë përfunduar.
Riza Halimi ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për takimin me dy subjektet APN dhe LRPDSH të quajtuar sipas Halimit “koalicioni fitues”, sepse do të mund të përdorej për fushatën parazgjedhore në njësit kontestuese. Halimi ka theksuar se qeveria e Republikës së Kosovës për problemet e rënda jetësore mund të bisedoj vetëm me përfaqësuesit legjitim që sipas tij janë: deputeti në parlementin e Serbisë nga rradhët e PVD-së Fatmir Hasani, udhëheqësit nga Komuna e Bujanocit si dhe Medvegjës, por jo edhe me udhëheqësit e Komunes së Preshevës, sëpaku gjerë të përfundoj procesi zgjedhor. Në zgjedhjet e parakohëshme të 24 dhjetorit PVD-ja e Riza Halimit ka pësuar një humbje të rëndë dhe është rradhitur subjekti i tretë në Komunën e Preshevës me rreth 2700 vota. Riza Halimi është kryetar i PVD-së në 27 vitet e fundit, që nga themelimi i këtij subjekti politik.