LajmeMagazina

SHBA: 2 fëmijë kafshohen nga peshkaqeni

Një vajzë 12 vjeçare dhe një 16 vjeçare janë kafshuar nga peshkaqenët në harkun kohor prej 90 minutash në Karolinën e Veriut, ShBA. Skena që përshkruhet nga dëshmitarët ka qenë e tmerrshme.
Fotot dëshmojnë horrorin në plazhin e ishullit të Oak, këtë të diel.
Njëra humbi këmbën, tjetra një pjesë të madhe të kafshuar në trup.
Vajzat u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë në rërën e plazhit.
Ngjarjet kanë shokuar komunitetin pasi plazhi i Oak konsiderohej si një vend i sigurt për plazhistët.
Pas ngjarjeve të rënda, tanimë ka nisur patrullimi dhe me helikopterë nga ajri me qëllim shpëtimin e kujtdo që kërcënohet nga peshkaqenët vrasës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button