Mos luani me ndjenjat e Preshevarëve, ata dojnë zgjidhje!?
Zgjedhjet e 24 dhjetorit dukeshin se Preshevën do ta nxjerrnin nga kriza e thellë politike, por kjo nuk ndodhi, kjo krizë politike u thellua edhe më shumë.
Tetë subjekte politike u futun në garë për këto zgjedhje, zgjedhje këto që akoma nuk kanë përfunduar edhe pse tani më kanë kaluar 3 javë ende nuk kemi rezultatet përfundimtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ).
Si duket e gjithë kjo situate është e krijuar nga KKZ e cila zvarrit këtë proces zgjedhorë, pasi antarët e stërvjetruar në këtë komision po dirigjohen nga “shefat” e tyre politik, të cilët nuk po munden ta pranojnë humbjen. Këta antarë të KKZ-së po shkelin ligjin dhe rregulloren e këtij organi, duke marrë vendime anti-ligjore që nuk janë në kompetencë të KKZ-së.
Rezultatet preliminare të KKZ-së fituese e nxjerrin Alternativën për Ndryshim (APN) e cila do ti ketë 16 ulëse në kuvend, rezultat ky që është i pa pranueshëm për subjektet e stërvjetruara të cilët mundohen ta përmbysin verdiktin e popullit duke përdorur mënyra të llojllojshme, madje si duket ata shkojnë edhe aq large që vendin ta qojnë edhe njëherë në zgjedhje.
Kjo situate e krijuar në të cilën gjindet Presheva pothuajse gati një vit e ka paralizuar vendin tone. Përderisa subjektet politike nuk po munden të mirren vesh mes vete për formimin e qeverisë lokale, Presheva dita ditës po zbraset nga rinia si pasojë e kësaj situate të krijuar në Preshevë.
Ç’duhet bërë? Si duhet zgjidhur ky problem?
Çdo ditë që kalon zgjidhjen e bën më të vështirë. Por çdo ditë që kalon, zgjidhjen e saj e bën të domosdoshme. Krejt procesi zgjedhor do të kulmojë në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, mbas shqyrtimit të të gjitha ankesave të mundshme. Këtë situatë e krijoi politika, ajo duhet ta zgjidhë.
Pozicionet e ndryshme mund të afrohen me vullnet të mirë dhe me dialog. Zgjidhja është tepër e vonuar, por e mundshme…