Si pasojë e rrymës digjet shkrumb e hi shtëpia e Sabit Bajramit nga Rainca (Video)
Gjatë ditës së djeshme prej orë 15 shtëpia e Sabit Bajramit nga Rainca ishte kapluar nga zjarri.
Plaku70 vjeçar i cili jetonte I vetëm e kishte të pamundur që ti bënte ballë parandalimit të zjarrit por as banorët për rreth të cilët tentuan ti shuanin flaktë e shtëpisë.
Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dal në vendngjarje por ishte pamundur që të shpëtohej diçka nga shtëpia, e as ndihma e ekipit të zjarrfikësve nga Bujanoci nuk mjaftoi, sepse përmasat e zjarrit ishin të mëdha.
Për ngjarjen e ditës së djeshme ka treguar familjari Agush Bajrami i cili thotë se shtëpia u djeg si pasojë e energjisë elektrike.
Sot shihen vetëm gërmadhat e kësaj shtëpia, gjithçka brenda është bërë shkrumb e hi , e pasojat e zjarrit ende janë evidente.
Nërsa sot në mëngjes komisioni nga Vranja ka qenë në vendngjarje për të konstatuar shkaqet e djegies së shtëpisë.