Lajme

Që nga shtatori hapet njësia e Gjykatës dhe Prokurorisë themelore në Komunën e Preshevës

Njësia e Gjykatës dhe Prokurorisë themelore që është larguar pesë vitë më parë, do të rikthehet sërisht në muajin shtator të këtij viti. Organet përkatëse qendrore kanë konfirmuar se institucionet e lartëpërmendura do të fillojn punën sërisht në Komunën e Preshevës.

Kjo është njëkohësisht edhe realizimi i një zotimi në kontratën e nënshkruar me qytetarët e Komunës së Preshevës gjatë fushatës parazgjedhore në vitin e kaluar. Hapja e Gjykatës në Komunën tonë është pjesë e #Ndryshimit të hartuar në planin dhe programin 30 pikësh zhvillimor që po rikthen dinjitetin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Pseudo-patriotët me politikën e tyre destabilizuese dhe destruktive kishin proklamuar se do të angazhoheshin për kthimin e këtyre institucioneve në Komunën e Preshevës, përderisa po shërbeheshin me elemente anti-kombëtare për të minuar procesin e rikthimit të këtyre dy institucioneve të rëndësishme në Komunën tonë.

Me angazhimin dhe përkushtimin maksimal si dhe me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë arritëm që të sigurojm rikthimin e njësisë së Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore të Komunës së Preshevës, ndërsa siç jam informuar sot, institucionet në fjalë do të kompletohen në janar të vitit 2019.

Related Articles

Back to top button