Lajme

Zëri i Amerikës: Vdiq Jonuz Musliu, një nga udhëheqësit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Të enjten vdiq në një spital në Turqi, Jonuz Musliu, një nga udhëheqësit e shqiptarëve në luginën e Preshevës, një rajon më shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

I ndjeri Musliu ishte kryetar u kuvendit të komunës së Bujanocit dhe kryetar u Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta në Serbi.

Pas përfundimit të konfliktit në zonë në pranverën e vitit 2001 me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, zoti Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Udhëheqës politik në Kosovë ngushëlluan familjen e zotit Musliu duke vlerësuar kontributin e tij për çuarjen përpara të të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button