Lajme

A do të largohet Riza Halimi nga politika pas 27 viteve si kryetar i PVD-së?

Riza Halimi po i afrohet jubileut 28 vjeçar si kryetar i parë dhe i vetëm i PVD-së. Dekada e fundit politike mund të cilësohet si pozitive për Halimin mbasi arriti të siguroj dy mandate si deputet në Parlamentin serb në Beograd, ndërsa për subjektin e tij në politikën lokale sidomos në Komunën e Preshevës nuk ishte aq i suksesshëm.

7300 votat e Halimit

Pas rreth një viti në pushtetin lokal të Komunës së Preshevës sërisht largohet duke pësuar një humbje historike në zgjedhjet e parakoheshme të 24 dhjetorit. Natyrisht se rezultatet definitive të këtyre zgjedhjeve pas kaosit ende nuk dihen, por rezultatet preliminare janë të qarta që PVD-ja e Riza Halimit do të mbetet si parti e tretë në Komunën e Preshevës. Këtë rezultat të dobët, Riza Halimi ka tentuar si zakonisht tˋi kualifikoj dhe relativizoj duke pohuar se në 6 njësi zgjedhore, ku do të përsëriten votimet janë edhe 7300 vota. Kjo natyrisht se është vetëm një pjesë e të së vërtetës, meqë 7300 votat janë të pamundura të arrihen, pasi përbëjn 100%-ishin e votave në këto njësi zgjedhore. Kjo është vetëm një tentativ e tij për të kamulfuar dështimin dhe përgjegjësin e tij në zgjedhjet lokale duke fajësuar mediat, qarqe të ndryshme si dhe në përgjithësi “të tjerët”. Këto taktizime vërehen historikisht tek aktiviteti i tij politik në reflektimin e dështimeve personale.

“Reformat halimiane”

Viti i kaluar ishte një periudhë e rëndë politike për Halimin dhe subjektin e tij PVD.

Si zakonisht premtoi reforma brenda partiake në PVD para zgjedhjeve lokale të vitit 2016 dhe disi filluan ndryshimi i strukturave në nëndegët e partisë, zgjedhja e Xhelal Memetit (i cili tani më ka themeluar degën e PD-së në Preshevë) si kryetar i degës së PVD-së në Miratoc dhe kandidat për kryetar të Komunës si dhe Ardita Sinani kryetare e degës Preshevë dhe kryesuese e listës për këshilltar, kishte arritur përshtypjen se tani më Halimi po dëshironte njëmend reforma brenda PVD-së. Koha e kaluar tani më ka sjellur argumentet se reformat e përfoluara nuk ishin të vërteta ashtu sipas normave demokratike, pasi “reformat halimiane” të iniciuara kishin mbaruar në disa ndryshime të vogla sipërfaqësore. Pra nuk kishte shpallur zgjedhje për këshillin qëndrorë dhe aq më pak zgjedhje për kryetarin e PVD-së, post të mbajtur nga Riza Halimi për tani më 28 vite. Kundrejt programit dhe statutit të PVD-së të ndryshuar në vitin 2015 se kryetari i ardhëshem i  PVD-së mund të zgjidhet vetëm me dy mandate të plota, përderisa kjo ishte vlerësuar nga bashkpartiakët e tij si një akt demokratik paprecedent i Riza Halimit në politikën e Luginës së Preshevës; e tëra përfundoi vetëm një farsë letrare.

“Kurrë me PDSH-në”

Viti 2017 për PVD-në e Riza Halimi ishte një përmbledhje e aktiviteteve, vendimeve dhe makinacioneve të dështuara. Kjo ka ndodhur si rezultat i politikës së Riza Halimit i cili është larguar dhe izoluar nga interesat e bazës politike të subjektit por edhe nga qytetarët e Komunës së Preshevës. Përndryshe nuk mund të spjegohen vendimet e marrura në PVD-në e vitit 2017.

Largimi i partnerit qeverisës APN nga pushteti për të udhëhequr ekzektivin me një grup të PDSH-së në krye me Ardita Sinanin ishte një shkurtpamësi politike, e cila është shfaqur vetëm pak muaj më vonë. Deri sa PVD në fushatën parazgjedhore të vitit 2016, trumbetonte “kurrë me PDSH-në”, posti i kryetarit të Komunës si dhe disa poste të shkallës së dytë janë nevojitur për të ndryshuar qëndrimin në fjalë të PVD-së. Ky veprim ashtu siç i kishte kushtuar rreth 30% të votave në vitin 2008, do tˋi kushtonte aq edhe më shumë në zgjedhjet e ardhëshme. Pra siç e kemi mësuar në zgjedhjet e 24 dhjetorit, PVD kishte humbur rreth 40% të votave. Natyrisht se Riza Halimi nuk do ta pranoj këtë fakt, për të fajësuar të “tjerët”, “organet dhe strukturat qendrore” etj. sepse vetëm me këto të fundit mund të largoj përgjegjësin e tij personale nga dështimet në dështime të zgjedhjeve dhe përfundimin e subjektit të tij si një parti e vogël e rradhitur në numrin rendor 3 dhe me shumë gjasa si opozitë në Komunën e Preshevës.

Mustafa dhe Halimi

PVD-ja e Halimit në 2017 ishte përplot kontradikta, largoi APN nga pushteti, për tˋu afruar me historikisht antagonistin politik PDSH dhe siç është vërejtur në fushatën parazgjedhore të dhjetorit 2017 ka sinkronizuar qëndrimet me PDSH-në e Ragmi Mustafës kundrejt APN-së së Shqiprim Arifit. Afërsia si dhe sinkronizimi i qëndrimeve PVD me PDSH do të ishte normale, po mos të kundërshtonte historia e tyre politike. Gjatë më shumë se një dekade kur ishte PVD-ja e Halimit si parti opozitare ka akuzuar Ragmi Mustafën dhe PDSH-në si parti korruptive, me udhëheqësi nepotiste. Gjtihashtu Halimi në të kaluarën nuk ka druajtur për të akuzuar indirekt PDSH-në dhe Ragmi Mustafën për sukseset në zgjedhjet e kaluara si rezultat i ndihmës nga organet dhe qarqet e pushtetit qendror si dhe shërbimeve sekrete të Serbisë, pra pothuajse të njejtat akuza që tani më është duke përdorur ndaj APN-së.

Pra Riza Halimi dhe Ragmi Mustafa do të kishin arritur një bashkëpunim politik të mirë dhe suksesshëm, po mos të egzistonte historiku i tyre politik në dekadat e fundit.

“Ibrahim Rugova i Luginës së Preshevës”

24 dhjetori 2017 ka kapituluar Riza Halimin dhe sëbashku PVD-në e tij në 6 këshilltarë në Kuvendin Komunal. Fushata parazgjedhore e PVD-së ishte kaotike me parulla jo kredibile dhe herë pas here komike. Platforma e fushatës parazgjedhore duhej tˋi jipej pa asnjë dyshim vetëm Ardita Sinanit e cila po kandidonte për kryetare të Komunës së Preshevës. Ndërsa me “inkuadrimin” e Kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si dhe prezentimin në skenë të kryetarit Halimi, është tërhequr vëmendja nga subjekti i cili duhej të merrte primatin e fushatës. Riza Halimi edhe kësaj here arriti të kandidoj në listën zgjedhore persona të përafërt dhe të besueshem për te, ndërsa ndryshime rrënjësore për të simbolizuar ndonjë politikë të re, fatkeqsisht nuk pati. Kjo është vërejtur në disa tubime ku Riza Halimi është mbuluar me lavdërata superlative. Bashkëshortja e kolegut të tij Nehat Hyseni e cila kishte kandiduar për këshilltare të Komunës, kishte përshëndetur Riza Halimin në hapjen e tubimit si “Ibrahim Rugova i Luginës së Preshevës”, të tjerët lavdëruan aktivitetin e tij politik gjatë referendumit të 1 dhe 2 marsit, gjersa fitohej përshtypja se Riza Halimi është duke kandiduar e jo Ardita Sinani. Sidoqoft fushata parazgjedhore e PVD-së ishte e fokusuar në denigrime dhe njollosje sidmos të APN-së dhe kryetarit të saj Shqiprim Arifi. Ky i fundit nuk është kursyer as nga akuzat më të vrazhda duke hapur polemika lidhur me biografinë e tij, edhe pse muaj më parë ishin në partneritet qeverisës së bashku me APN në Komunën e Preshevës. Si në zgjedhjet e kaluara, PVD edhe kësaj rradhe hodhi kartën e Referendumit për të demonstruar aktivitetin e saj politik, ndërsa PDSH-ja çuditërisht nuk akuzoi PVD-në se po keqperdorë Referendumin e 1 dhe 2 marsit për poena të lira politike.

EXIT

Riza Halimi ka sjellur PVD-në në një rrugë qorre, ai ka zgjedhur bashkëpunimin me PDSH-në dhe njëkohësisht ka humbur bazën e simpatizantëve dhe anëtarëve të subjektit të tij. Gjersa ka pranuar një rezultat dështues në zgjedhjet e 24 dhjetorit, Riza Halimi edhe kësaj rradhe do të inicioj “reforma” brenda partiake ndersa reflektimi i dështimeve të njëpasnjëshme do tˋi mbetej strukturave “ të huaja”, mediave dhe kompanive private që veprojn në Luginën e Preshevës. Dorëheqja nga posti i kryetarit të PVD-së pas 27 viteve, si rezultat i dështimeve në zgjedhjet e kaluara nuk do të ishte opsion për të. Meqë Halimi i ka ikur rastit për të larguar nga posti në kohën e suksesit ndërsa tani do të largohej si dështak politik. PVD në një të ardhme të afërt do të instalon Ardita Sinanin si kryetare të PVD-së, kurse Riza Halimi (siç shihet edhe tek këshilltarët) do të angazhohet prapa skenës lidhur me zhvillimet ditore dhe aktivitetin politik në PVD.

Skenari i daljes nga politika i Riza Halimit nuk mund të supozohet, por Halimi edhe në të ardhmen në skenë apo prapa skenës do të marrë pjesë në politiken Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button