Lajme
Zyrtare këto janë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Preshevë, 2 subjekte politike jashtë kuvendit
Pas publikimit të rezultateve të njësisë numër 5 në Preshevë, gjithçka është te qartë sa i përket rezultateve përfundimtare nga këto zgjedhje komunale që kanë filluar më 24 dhjetor.
Në këto zgjedhje 8 subjekte politike kanë garuar, pas rezultateve të marra dy subjekte politike nuk kanë arritur ta kalojnë pragun kështu UDSH e Naser Hazirit dhe PD e Xhelal Mehmetit do të jenë jashtë kuvendit komunal të Preshevës.
18546 fletvotime ka qenë të vlefshme ku kanë nxjerrë këtë rezultat:
APN – 6868 vota – 15 mandate
PDSH – 5030 vota – 11 mandate
UDSH – 425 vota – 0 mandate
LR PDSH – 1732 vota – 3 mandate
PVD – 2735 vota – 6 mandate
BDL – 461 vota – 1 mandat
LISTA SERBE – 961 vota – 2 mandate
PD – 334 vota – 0 mandate