Gërmadhat nëntoksore të kalasë së Bushtranit
Shkruan: Sami AGUSHI
Germadhat nentoksore te kalase se Bushtranit gjenden ne majen e kesaj kodre, e cila shtrihet ne shpatijet perendimore te malit te Rujnit. Me sakte ajo shtrihet rreth 1500m nga qendra e fashatit Bushtran, ne anen lindore te tij. Kjo kodrine mbi te cilen ngritej dikur Keshtjella kishte pozite shume te mire per ti plotesuar nevojat e mbrijtjes dhe strehimit.
Mendoj se kishte komunikim permanent dhe shume te mire me Keshtjellen e Rahovices-Opidumi Dardan (Kacipupi),dhe shtriheshin balle per balle me njera tjetren.Ne mes te ketyre dy Keshtjellave shtrihet Fushgropa e Presheves. Neper pjesen qendrore te saj ne drejtim te veriut rrjedh lumi Moravica.
Ne rrafshirat aluviale te Moravices kalonte rruga antike e cila si arterie shume e rendesishme ishte ure kaluese ne mes te dy rrugeve te vjetra edhe ate te rruges se njohur Via Egnatia ne jug dhe rruges Via Militaris ne veri.
Ne te dy anet e kesaj rruge shtrihej kryeqyteti i bukur i Dardanise-Damastioni.Per kete qytet shkruan historiani prof.dr.Zef Mirdita ne librin e tij ”Studime Dardane”.Per nga vjetersia kjo keshtjell i kalon kohes se hershme te Bronzit rrespektivisht shek.12 para Krishtit. Hyrja ne keshtjelle eshte nga ana lindore e saj.
Pasi qe mbrojtja natyrore nga kjo ane i mungonte keshtjelles, per shkak te pjerrtesise se vogel te terrenit. Aty ishte hapur nje hendek i thelle rreth 3m. hendeku kishte efektin mbrojtes te keshtjalles.
Ne siperfaqen e sheshuar te keshtjelles verehen shkembinjte te cieve u duket vetemse ana e siperme mbi dhe. Kjo gje na mundeson qe te verejme shume sakte radhitjen dhe formen e mureve te keshtjelles.
Kjo keshtjelle ka forme te rrumbullaket, si qe kishin edhe keshtjellat tjera Dardane. Mbi formen e tyre shkruajne shume studiues, do te vecoja A. Stipceviqin ne vepren e tij Studime Dardane.
Sipas prof. dr.Zef Mirdites qe mbeshtetet ne burimet historike, Tit Liv. 19, 7 – 10 – Dardani cum Bastarnas non modo nonexcedere finibus suis, …! Dardanet pasi e humbin Kershevicen dhe ngritin qytetin e tyre te fortifikuar te Rahovica- Opidumin Dardan. Autori shkruan se ky qytet shtrihet shume prane pozicioneve te Bastarneve.
Sipas pozites se terrenit, pozicioni i Bastarneve eshte Keshtjella e Bushtranit, ne pozite belle perballe me Opidumun Dardan ne Rahovice.
Ne drejtim te ketij konstatimi na orienton edhe toponimi Bushtran. Etimologjia e emrit te ketij fshati ka lidhje me Bastarnet. S.A.