OVL e UÇPMB-së: Nga 65 punëtorë që filluan punën Yumco vetëm 3 janë shqiptarë
REAGIM
Organizata e Veteranëve të ish UÇPMB-së reagon ndaj vendimit të njëanshëm të ndërmarjes jumko në Bujanoc për përzgjedhjen e njëanshme të punëtorëve në këtë fabrikë tekstili e cila u hap në komunën e Bujanocit.
Nga 65 punëtorë që filluan punën në këtë ndërmarrjeve vetëm 3 janë shqiptarë.
Edhe njëherë u vërtetua diskriminimi që po ju bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës në përgjithësi e atyre të Bujanocit në veçanti
Ne si OVL e UÇPMB-së kërkojmë nga autoritet komunale që të bëjnë trysni mbi kompaninë në fjalë që të gjejë zgjidhje edhe për shqiptarët e papunë në këtë komunë të varfër.
Ashtu siç u nda pushteti në këtë komunë,le të bëhet ndarja e punësimit edhe në këtë kompani dhe kompani tjera.
Shpresojmë që së shpejti të rishikohet ky proces i punësimit në mënyrë që edhe shqiptarët të përfitojnë,sepse edhe ne kemi të drejtën e punësimit pasi që jemi taksapagues dhe banorë të këtij rajoni.
03.02.2018.
BUJANOC.