Lajme

Ai që dikur e dekoroi me mirënjohje Vuçiqin, sot e akuzon atë! (Video)

Pas kooalicionit politik të mbrëmshëm që u arritë në mes APN-së dhe LR-PDSH-së Partia Demokratike Shqiptare del me konferenc për media.

Kryetari i Pdsh-së z.Ragmi Mustafa mbajti një konferenc për media, ku në këtë konferenc shprehu paknaqësin e subjektit të tij me arritjen e koalicionit të dy subjekteve dhe pranimi i subjektit të tretë ne kooalicion Listën Serbe.

Ku gjatë konferencës së tij z.Mustafa tha se në asnjë mënyrë nuk duhet bashkuar me listën serbe të Aleksandër Vuçiqit ”Për Sërbin unike”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje publike grupit të qytetarëve LR-PDSH-së për tu bashkuar në bërthamën e tyre ku dhe prej aty kanë rrjedhur dhe për të mos i’u bashkangjitur fatëkeqësisë duke qenë pjesë e mashtrimit përkatësisht mos të bashkohen me “mashtruesit” dhe “kryemashtruesin” siç u shpreh ai.

Ndërsa gjatë konferencës së tij z.Mustafa gjithashtu tha se Partia demokratike shqiptare me dy aleatët e saj Partin për veprim demokratik dhe Bashkimin demokratikë të luginës kanë platformë politike dhe se synimi i tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës.

Gjithashtu gjatë kësaj konference z.Mustafa bëri publike edhe dy shkresat e tyre drejtuar dy subjekteve politike PVD-së dhe LR-PDSH-së për marrëveshje kooalicioni në zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit në mënyrë që mos të ketë mundësi qeverisjeje Alternativa për ”Mashtrim” siç tha z.Ragmi Mustafa.

Related Articles

Back to top button