Sipas Ragmi Mustafës, “SOLID”-i akoma nuk është hapur (Video)
Pas kooalicionit politik të mbrëmshëm që u arritë në mes APN-së dhe LR-PDSH-së Partia Demokratike Shqiptare del me konferenc për media.
Kryetari i Pdsh-së z.Ragmi Mustafa mbajti një konferenc për media, ku në këtë konferenc shprehu paknaqësin e subjektit të tij me arritjen e koalicionit të dy subjekteve dhe pranimi i subjektit të tretë ne kooalicion Listën Serbe.
Gjatë kësaj konference z.Mustafa foli edhe për fabrikën SOLID që tashmë 17 ditë ka filluar punën në prodhimin e këpucëve në Preshevë me mbi 40 punëtorë të punësuar.
“Diku 21, 22 dhjetor hapet në mënyrë zyrtare dhe para mediumeve fabrika e këpucëve në Komunën e Preshevës nga kompania Solid e Republikës së Kosovës dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë prodhim jo vetëm të një palë këpucëve por as të një këpuce të vetme” ka thënë Mustafa.
Por si duket kjo që ka thënë kryetari i Mustafës nuk qëndron, pasi tani më ka dhe pamje gjatë punës së kësaj fabrike.
Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e tij si dhe pamjet të marra nga TV Aldi në fabrikën për prodhimin e këpucëve në Preshevë.